Refuzimi i vizës së Donjeta Sadikut, reagon Asosciacioni Ndërkombëtar i Boksit

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit ka reaguar lidhur me refuzimin e vizës nga shteti indian të boksieres nga Kosova Donjeta Sadiku.

Vendimin e tillë e quajnë shqetësuese. Me këtë rast i pari i këtij institucioni Gafur Rahimov ka thënë se:

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kjo situatë. Çdo boksier nuk duhet të ndikohet nga ndonjë vendim politik gjatë përpjekjes për të arritur ëndrrën e garimit në nivel ndërkombëtar. Politika dhe sportet në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë të përziera. Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga Federata e Boksit të Indisë, por AIBA do të duhet të rishqyrtojë ofertën e Kampionatit Botëror 2021 për meshkuj. Ne i kërkojmë falje sinqerisht Donjeta Sadikut.”

Ai ka shtuar se kërkesa primare e AIBA-s është që çdo sportist të ketë garancinë se mund të marrë pjesë në secilin garë, pa ndonjë diskriminim dhe përtej çdo ngjyrimeve politike. Është për të ardhur keq që India i’a ka ndaluar ëndrrën një sportistës si Donjeta Sadiku. Ky vendim ka qenë politik.

AIBA do t’i merr seriozisht konkurrentët tjerë që duan të organizojnë gara ndërkombëtare. Ata nuk do të lejohen të veprojnë politikisht, shkruan në faqen zyrtare të AIBA-s.