Interi ka dështuar të sigurojë biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, përkundër rezultatit favorizues që i dha ndeshja Real Madrid – Monchengladbach, me këtë të fundit që përkundër humbjes kualifikohet si e dyta.
Skuadra e Antonio Contes nuk arriti të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut, duke mbetur kështu në vendin e fundit të Grupit B.
Interi e Shakhtari morën nga një pikë duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.
Derisa në ndeshjen tjetër Real Madridi e ka mposhtur Monchengladbachun me rezultat prej 2 me 0.
Të dy golat për vendasit i shënoi Karim Benzema.
Reali është lider në Grupin B me 10 pikë, Gladbachu në të dytin ka 8 pikë, po aq sa ka edhe Shakhtari në vendin e tretë. Derisa Interi ka mbledhur 6 pikë në po aq ndeshje.
Shakhtari tani do të vazhdojë garat në Ligën e Evropës.







