Real Madridit i kërkohen 100 milionë euro për talentin e futbollit francez

Mesfushori i Rennes, Eduardo Camavinga është subjekt interesimi i Real Madridit.

Sipas L’Equipe, ‘Los Blancos’ janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e talentuar, Eduardo Camavinga.

Camavinga është vetëm 17 vjeçar, dhe fundjavën që shkoi ai shënoi një gol të bukur në udhëtim te Lyoni, për t’i sjellë fitoren Rennes.

Real Madridi tashmë ka pasur kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës franceze, të cilët i kanë kërkuar Florentino Perezit rreth 100 milionë euro për talentin e tyre.

Manchester United dhe Barcelona gjithashtu kanë qenë të interesuara për futbollistin në fjalë, por tashmë Real Madridi veç ka filluar negociatat fillestare