Real Madridit i duhen gjysmë miliardi euro për të arritur deri te Mbappe, Pogba dhe Kante

Real Madridi ka projektuar që tani merkaton e verës së ardhshmne. Tre nga lojtarët më të mirë të kombëtares franceze janë objektivat kryesorë të “Los Blancos”.

Bëhet fjalë pikërisht për tre yjet e gjelave që munguan ndaj Shqipërisë të shtunën e kaluar në Stade de France për shkak dëmtimi. Dy mesfushorët që luajnë në Premier League respektivisht me Manchester United dhe Chelsean, Paul Pogba dhe N’Golo Kante si dhe sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Bëhet fjalë për tre objektiva shumë të vështirë pasi vlera e tyre është shumë e lartë. Zidane kërkon të ketë në skuadër tre bashkëkombas të tij ndërkohë që vetë Reali kërkon të ridimensionojë mesfushën por edhe sulmin.

Për këto 3 objektiva Realit i duhen rreth 500 milionë euro, pasi Mbappe vlerësohet minimalisht 250 milionë euro nga PSG ndërkohë që United për Pogba kërkon 150 milionë euro, më ulët vlera e Kante për të cilin Chelsea nuk kërkon të arkëtojë më pak se 100 milionë euro.

loading…