Real Madridi rrezikon të përballet me kundështarë të fortë në fazën me eliminim direkt

Real Madridi dje e siguroi kualifikimin në fazën tjetër të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” barazuan me PSG-në, derisa ndeshjen e radhës njëkohësisht të fundit në kuadër të grupit A do ta zhvillojnë kundër Club Brugge.

Juventus, Manchester City dhe Bayern Munich janë kualifikuar gjithashtu dhe ndonjëri nga ta mund të jetë kundërshtari i radhës për klubin madrilen.

Juventus dje mposhti Atletico Madridin dhe siguroi kualifikimin, ndërsa City barazoi me Shakhtar dhe arriti të kualifikohet derisa “bavarezët” mposhtën Crvena Zvezd ë n dhe vazhduan tutje gjithashtu.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet me 16 dhjetor në Nyon të Zvicrës.