Real Madridi ka prezantuar publikisht fanellat e sezonit 2019-20 me anë të një video në rrjetet sociale.

Në këtë video janë përfshirë pjesa më e madhe e ekipit madrilen, ku dallohen qartë figurat kryesore dhe shtyllat e skuadrës.

Detaji është se edhe Gareth Bale dhe Keylor Navas, që përflitet se do të jenë të dy të larguar këtë verë nga “Bernabeu” janë bërë pjesë e kësaj video, edhe pse ndoshta nuk do t’i veshin fare në fushë këto fanella.

⚪ Nuestra nueva primera equipación 2019/20 de @adidasfootball.
Inspired by glory. Created to demand it.
👕 https://t.co/I6nlBSIYzf#HalaMadrid | #DareToCreate pic.twitter.com/ZsKfPmx6rV

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 7, 2019

Ndryshe nga sezoni i kaluar, fanella e re do të jetë me jakë rrumbullake dhe pa kopsa, e karakterizuar me germa dhe vija në ngjyrë ari.

“E inspiruar nga lavdia. E krijuar për t’u kërkuar”, ky është slogani i klubit për fanellat e reja.