Real Madridi është gati të bëjë çmenduri për Paul Pogban. “Los Blancos”, tanimë prej kohësh janë në gjurmët e mesfushorit të Manchester United, i cili dëshiron të lërë Anglinë.

Francezi është një ndër objektivat kryesorë në listën e përforcimeve të trajnerit të madrilenëve, Zinedine Zidane, aq sa spanjollët siç bën të ditur tabloidi “The Sun”, janë gati për të futur në tratativë edhe një emër sensacional si kundërshpërblim teknik, që do t’i shtohet ofertës së përbindshme prej 160 milionë eurosh, vetëm e vetëm për të arritur te Pogba.

Emrat që përmenden se mund të shkojnë tek United, plus kësaj shume, në shkëmbim të Pogbas, janë lojtarë si Gareth Bale, Isco, Luka Modric e Toni Kroos, të gjithë profile të shumëdëshiruara nga United.

Një ndër këta katër futbollistë, mund të përfshihet në tratativën për Pogban, plus shumën e 160 milionë eurove, një nga ato oferta vërtet të vështira për t’i rezistuar.