Real Madrid informon portierin se nuk bën pjesë planet e tyre për sezonin tjetër

Keylor Navas do të largohet nga Real Madrid këtë verë pasi i është komunikuar nga drejtuesit se nuk është në planet e klubit për sezonin 2019/20.

Ata i kanë thënë të gjejë një skuadër të re, megjithëse vetëm janarin e kaluar ka rinovuar, këtë e ka konfirmuar spanjollja Marca.

Zinedine Zidane ishte personi që i dha lajmin portierit javën e kaluar dhe ai thuhet të jetë mërzitur shumë pasi mendonte se mund të konkurronte me Thibaut Courtois për t’u bërë numri një i Los Blancos.

Trajneri francez i ka thënë se nuk kishte çfarë t’i bënte pasi bordi drejtues e kishte marrë vendimin. Real ka zgjedhur Courtois, kështu që Navas duhet të largohet.

Kjo do të thotë se ndeshja e së dielës ndaj Real Betis do të jetë e fundit me fanellën e kryeqytetasve.