Real Madrid

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Carvajal, ai luan në La Liga

Nëse flasim për afatin kalimtar të verës 2024, pritet shumë që një nga pozitat që Real Madrid do të shikojë të investoj është ajo e mbrojtësit të krahut.

Alphonso Davies ka qenë shumë i lidhur me kalimin nga Bayern Munich dhe mund të jetë në dispozicion për një marrëveshje me çmim të ulët.

Nëse kanadezi bashkohet, ai do të mbyllte për një kohë të gjatë diskutimin për pozitën e mbrojtësit të majtë në ekip, të paktën për dekadën e ardhshme, gjë që do të ishte ideale për Florentino Perez.

Real Madrid duket se ka gjasa të transferoj një lojtar edhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Dani Carvajal ka luftuar për të arritur një nivel të lartë të qëndrueshëm gjatë 12 muajve të fundit dhe nëse kjo vazhdon të jetë kështu edhe këtë sezon, ka shumë mundësi që një mbrojtës i ri i djathtë, të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.

Reece James, ndër të tjera, është shfaqur si një kandidat i mundshëm për Real Madridin por shqetësuese mbetet situata e tij me lëndimet e shumta që po e përcjellin.

Arnau Martinez

Megjithatë, ata mund të shkojnë për një opsion më të ri dhe më të lirë për të konkurruar me Carvajal dhe nuk do të kishte opsion më të mirë në këtë drejtim, se sa Arnau Martinez i Gironas.

20-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit e krahut më premtues në futbollin spanjoll dhe ka qenë një titullar i rregullt për Girona gjatë dy viteve të fundit.

Ai e ka humbur vendin e tij startues këtë sezon nga Yan Cuoto , por kjo ka të bëjë më shumë me brazilianin që ka qenë i shkëlqyer që kur u bashkua nga Manchester City në verë.

Real Madrid, së bashku me Barcelonën dhe Man Cityn, janë të interesuar për nënshkrimin e Martinezit, i cili ka të ngjarë të jetë në dispozicion për një shumë prej 10-15 milionë euro.