Reagon Perez pas skandalit që i quajti Casillasin dhe Raulin “qenush” e “mbeturina”

Florentino Perez, numri një i Real Madridit, ka reaguar pas skandalit që ka plasur në shtëpinë e “Los Blancos”

“El Confidencial” ka publikuar online një audio ku Perez denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.

Që të dy tani janë rikthyer në Madrid, në shtëpinë që e konsiderojnë të tyren, por ajo audio e Perez do të shkaktojë shumë trazira.

Menjeherë, me t’u publikuar audio, Perez ka reaguar dhe ka konfirmuar se për këtë ka angazhuar avokatin e tij.

Duke pasur parasysh lajmet e transmetuara në El Confidencial, në të cilat grumbullohen frazat që më atribuohen, mendoj se është e nevojshme të sqaroj: Frazat e riprodhuara shqiptohen në biseda të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga Z.Jose Antonio Abellán, i cili po përpiqet t’i shesë ato prej shumë vitesh, por pa sukses. Është e habitshme sesi tani, pavarësisht nga koha që ka kaluar, gazeta El Confidencial vendos t’i publikojë. Ato janë fraza të shkëputura të bisedave, të marra nga konteksti i gjerë në të cilin ndodhin. I riprodhojnë tani, pasi kanë kaluar kaq shumë vite që nga ato biseda. E kuptoj se kjo ndodh për shkak të pjesëmarrjes sime si një nga promovuesit e Superligës. E kam vënë çështjen në duart e avokatëve të mi, të cilët po studiojnë veprimet e mundshme për të ndërmarrë”, shkruan presidenti i Real Madrid në reagimin zyrtar.

Deklaratat e Perez ishin vërtet të rënda që nëse vërtetohen, ndryshimet do të jenë të nevojshme në Real Madrid.