Reagon Ballkani, thotë se nuk ka vonesa në pagat e lojtarëve

Klubi futbollistik, Ballkani ka siguruar se nuk ka vonesa në pagat e lojtarëve.

Në një postim të publikuar në faqen e tyre në Facebook, klubi suharekas tha se janë duke i respektuar kontratat muaj për muaj.

“I nderuar opinion sportdashës dhe më gjerë, ditë më parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa “media” dhe “analista “ se klubi i futbollit FC Ballkani iu ka borgj pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistët s’kanë marrë paga tash e tre muaj. Me përgjgjesi iu përgjigjemi se ky lajm nuk qëndron aspak, jo tre apo dy muaj, por çdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistët dhe stafin. Është e vërtete që kemi vështirësi me pagesa, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjerë, por assesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat tjera” – thuhej në postim.

Ballkani konfirmoi se lajmi për mospagesa nuk ekziston dhe ato paguhen çdoherë konform afateve kohore.

“Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mospagesë të pagave nuk qëndron, të gjitha pagat janë konform afateve kohore” – thuhej mes tjerash.