Reagojnë mediat serbe pas dënimit të tifozëve rumun për fyerje ndaj kosovarëve

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar sot nga UEFA pasi që kishin bërë thirrje raciste kundër Kosovës në ndeshjen në Bukuresht kundër Serbisë.

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar më 50 000 euro për kore raciste të tifozëve dhe për 23 mijë euro për shkak së tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.

Rumania do të luaj ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe FFR është dënuar pasi që tifozët e tyre kanë bërë kore raciste dhe kanë bartur banera gjatë ndeshjes me Serbinë në Ligën e Kombeve.

Titulli i një portali serb ka shkruar kështu: Turp përtej turpi! UEFA dënon Rumaninë për “Kosova është Serbi”.