Reagimi qesharak i zyrtarit të Slavias kur skuadra e tij bie në ‘grupin e vdekjes’ (Video)

Siç dihet, të enjten është tërhequr shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një nga grupet më të forta është ai ‘F’, me Barcelonën, Borussia Dortmundin, Interin dhe Slavia Pragën.

Skuadra çeke ishte në vazon e katërt, dhe ishte e qartë se do të kenë një short jo të lehtë, por nuk e kanë imagjinuar një short kaq shumë të vështirë për ta.

Këtë më së miri e tregon reagimi i përfaqësuesit të tyre, që ishte i pranishëm në vendin ku tërhiqej shorti.

Zyrtari i Slavias qeshte, qeshte për të treguar qartë se sa të pafat kanë qenë.

loading…