Ratkoceri: Maqedonasit vranë oficer serb e mbretër për t’u ndarë nga Serbia, ndërsa shqiptarët e luftonin njeri-tjetrin

Drejtori i gazetës Koha në Maqedoninë Veriore, Arben Ratkoceri, ka thënë se maqedonasit ndryshe nga shqiptarët, kanë vrarë spiunë oficer e administrator serb duke luftuar për shkëputje e autonomi nga Serbia.

Ratkoceri në një debat televiziv duke folur për të kaluarën e Maqedonisë së Veriut, ka bërë një krahasim interesant në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ai ka theksuar se mes dy luftërave botërore, maqedonasit kanë pasur organizim politiko-ushtarak të angazhuar për shkëputje nga Serbia, dhe se kanë vrarë spiunë oificer e administrator serb madje me kroatet kane ekzekutuar mbretin Aleksandër.

Por diçka e tillë nuk ka ndodhur me shqiptarët sipas Ratkocerit.

Ai shkon edhe me tutje duke thënë se shqiptarët kishin formuar me beglerë shqiptaro- turkofil partin fetare Xhemijet ( ”Islam Muhafaza-yl Hukuk Cemijet) ku zgjidhen deputet, bashkëpunojnë me radikalet e Pashiçit, për ta luftuar lëvizjen kombëtare ushtarake të Azem Bejtës.

Postimi i plotë:

Për dallim nga Shqiptarët, VMRO mes dy luftrave botërore, ka qene organizim politiko-ushtarak i angazhuar për shkëputje apo autonomi nga Serbia. Janë vrarë shume prej tyre duke luftuar, por edhe kanë vrarë spiunë oificer e administrator serb madje me kroatet kane ekzekutuar mbretin Aleksandër. Ndërsa ne, në këtë kohë nuk kami pas guxim për asnjë organizim politik apo ushatarak për ta luftuar Serbinë.. Madje edhe më keq, për ti bërë ball ideologjikisht levizjes kombëtare ushtarake të Azem Bejtës, formojnë në Shkup, me beglerë shqiptaro- turkofil partin fetare Xhemijet ( ”Islam Muhafaza-yl Hukuk Cemijet) ku zgjidhen deputet, bashkëpunojnë me radikalet e Pashiçit, botojnë gazeten me shkronja arabe e serbe “Hak” hapin shkolla turko-serbe etj. E dhimbshme po fakt historik.