Përkundër që është i lënduar dhe s’do të ketë mundësi të luajë në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, Milot Rashica ka gjetur kohë për të shkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” e mbajnë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjet kundër Çekisë.
Në këto fotografi shihet se Milot Rashica po qëndron përkrah sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihut, dhe menaxherit të skuadrës, Bajram Shalës.
Ai ka ardhur në Prishtinë për t’i vizituar dhe motivuar bashkëkombësit e tij para ndeshjes së rëndësishme kundër Republikës Çeke, e cila zhvillohet nesër në orën 15:00.


loading…







