Milot Rashica njihet si një ndër lojtarët më të mirë të kombëtarës së Kosovës në futboll.

Ai së fundi ishte i ftuar edhe në emisionin “Ich bin Albaner” ku ka folur rreth shumë çështjevë si sportive ashtu edhe në jetën personale.

Ylli i Werder Bremenit duke folur rreth kombëtarës së Shqipërisë dhe Kosovës ka pohuar se tashmë të gjithë na njohin si kombëtare dhe jo si përfaqësuese.

“Shumë prej Kosovës e kanë mërzi kur po thojnë kombëtarja e Kosovës, ata po thojnë na jemi përfaqësuese ndërsa ata janë kombëtare. Na mundemi me i thënë vetit edhe kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet tjera na njohin si kombëtare, askush nuk thotë se do të luajmë kundër përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Rashica.

Dihet që Rashica ka luajtur më parë edhe për kombëtarën e Shqipërisë, dhe ai disa herë ka potencuar se nuk është penduar që është rikthyer tek kombëtarja e Kosovës, aty ku sipas tij i rreh zemra.