Sulmuesi i Unitedit

Rashford e cilëson fitoren ndaj Cityt me golin e tij si momentin më të mirë në karrierë

Sipas sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford numëri i madh i çmimeve ekipore nuk krahasohen me ndjenjën e golit fitues në derbin e Manchesterit.

Rashford ka fituar Europa League, FA Cup, League Cup ndërsa është grumbulluar edhe me Anglinë në Kupën e Botës e Kampionatin Europian, por 21 vjeçari e vlerëson më së shumti golin e fitores të shënuar nga ai në derbin e parë përballë Manchester Cityt në vitin 2016.

“Personalisht të shënoja golin e fitores ndaj Cityt ishte ndjenja më e mirë në karrierën time. Sigurisht se qëllimi i secilit është të fitojë trofe por në nivel individual ajo ishte ndenja më e veçantë për mua. Derbit janë ndeshjet më të vështira por njëkohësisht edhe ato që mëson më shumti. Janë ndeshje në të cilat dëshiroj të jem i përfishirë”, tha Rashford.

Manchester United triufmoi edhe edicionin e kaluar në “Etihad” 2-3 me përmbysje të rezultatit, teksa Rashford shpreson që të fitojnë edhe nesër por në rrethana më të qeta.

“Derbi i fundit ndaj Cityt ishte i mrekullueshëm. Unë isha në bankën rezervë në atë ndeshje por dëshiroja të futesha në lojë. Fitorja ishte opsioni i vetëm për ne kur ishim duke humbur 2-0 dhe u futëm në dhomat e zhveshjes. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të dilnim me fitore nga ajo ndeshje. Shpresojmë që të dielën të dalim nga stadiumi sërish me 3 pikët”, përfundoi Rashford.