Rashani shkëlqen në fitoren e skuadrës së tij, dy gola për 7 minuta

Elbasan Rashani ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Erzurum të shtunën në udhëtim ndaj Denizlisporit me rezultatin 3:2. 

Sulmuesi kosovar realizoi dy gola për të përmbysur epërsinë prej 2:1 të skuadrës vendase në 3:2. 

27-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të. Ai realizoi në minutën e 79-të fillimisht për të barazuar rezultatin në 2:2. 

Në minutën e 86-të ishte sërish Rashani që realizoi për rezultatin 3:2. 

Sulmuesi kosovar këtë edicion ka realizuar dy gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat.