Rashani do t’i bashkohet Erzurumit

Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Rashani do të jetë pjesë e ekipit të Superligës së Turqisë, Erzurum BB. Madje, thuhet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Rashani pritet të zyrtarizohet te Erzurumi gjatë kësaj jave.

Rashani 27-vjeçar te Erzurumi do të transferohet si lojtar i Iirë pas kontrata me skuadrën Odds të Norvegjisë tashmë i ka skaduar. Erzurumi, aktualisht zë vendin e 19 në elitën e futbollit turk me 16 pikë të tubuara pas 19 xhirove. Rashani në edicionin e fundit ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime në 24 ndeshje në elitën e Norvegjisë. Ai karrierë ka bërë edhe te Rosenborgu e Brondby derisa për Kosovën ka regjistruar 16 ndeshje dhe ka shënuar tri gola.