Ai ka akuzuar sërish Qeverinë se po i bllokojnë projektet e ligjshme të kryeqytetit, për të cilat kanë vendosur asamblistët, si përfaqësues të qytetarëve.
“Punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e nëse provojnë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”.
“E ka marrë lejen dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore. Tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni parë tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit”.






