Raportimet për largim nuk e pengojnë Ronaldon të prezantojë fanellat e reja të Man United

Manchester United ka prezantuat fanellat e reja me të cilat do të luajnë edicionin e ri.

Lojtarë të tillë si Luke Shaë, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Bruno Fernandes dhe Scott McTominay ishin pjesë e prezantimit nga Melburni, ndërsa u publikuan edhe disa fotografi të Ronaldos me fanellën e re.

Edhe pse ylli portugez është lidhur shumë me një largim nga skuadra angleze, përsëri klubi e ka zgjedhur atë si një nga lojtarët për të prezantuar fanellën e re të “djajve”, duke i dhënë kështu fund thashethemeve.