Një ndeshje tejet interesante zhvillohet sonte në kampionatin rumun, kjo për faktin se në dy skuadra janë plotë katër futbollistë nga Kosova.

Në ndeshjen Rapid Bukuresht – Cluj si titullarë sfidën do ta nisin Meriton Korenica të Cluj ndërsa te rapid Bukuresht si zakonisht titullar luan Albion Rrahmani, shkruan Ballkani.info.

Këtë sfidë nga bankina do ta nisin dyshja tjetër Armend Thaqi e Florent Hasamni.

Ndeshja rapid – Cluj nis nga ora 21:00 ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare: