Skuadra e Dritës nesër në udhëtim do të takohet me FC Fushë Kosovën në ndeshjen e xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë, derisa mesfushori Blendi Baftu tha se i pret ndeshje e vështirë edhe pse jemi dy skuadra me objektiva të ndryshme.

“Pavarësisht që mund të jemi favorit nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë dhe pavarësisht rezultateve të FC Fushë Kosovës ajo ka ditur t’iu shfaqë probleme dhe vështirësi kundërshtarëve të saj.

Ne do të qasemi me seriozitetin maksimal, ashtu si kemi punuar gjatë gjithë javës si për çdo ndeshje dhe shpresoj ta vazhdojmë serinë pozitive”, ka thënë futbollisti Baftiu.

Ndeshja Fushë Kosova – Drita luhet nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. /Ballkani.info