Super dueli i së dielës

Rafinha beson se fitorja ndaj Interit i jep besim Barcelonës para “El Classicos”

Barcelona pret në “Camp Nou” të dielën Real Madridin për “El Classicon” e parë të sezonit, ndërsa realiztori i golit të parë për katalanasit mbrëmë ndaj Interit, Rafinha mendon se besimi te klubi është i lartë.

Katalanasit triumfuan 2-0 mbrëmë ndaj Interit duke u rradhitur në vendin e parë në grupin B me pikë të plota, teksa do ta përgatitin “El Classicon” me moral të lartë, ndryshe nga Real Madridi.

“Unë isha shumë i emocionuar me rikthimin në formacionin startues. Por gjithashtu për fitoren dhe për golin. Ne bëmë punë të mirë kundër një skuadre që di të të vë në telashe. Ky rezulat sjellë vetbesim te secili dhe kur të përballemi me Real Madridin të dielën, do të jemi të gjithë të gatshëm”, u shpreh Rahinha.

Futbollisti brazilian nuk e festoi golin e shënuar ndaj Interit, për shkak të respektit ndaj klubit ku e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar.