Ra nga elita e futbollit kosovar, Flamurtari akuzon gjyqtarët: Janë të shitur!

Flamurtari është skuadra e fundit që ka rënë këtë vit nga Superliga e Kosovës pas humbjes 1:0 ndaj Gjilanit.

Pas rënies nga liga, Flamurtari ka reaguar në rrjetet sociale duke i quajtur referët të shitur.

Më poshtë, postimi i plotë i KF Flamurtarit pa editime:

Faleminderit të gjithë ata që kan suportuar dhe përkrahur KF FLAMURTARI edhe këtë pjesë të dytë të superligës.

Loja kundër Gjilanit jo e leht për tu fituar kur aty ka dhe refer të shitur, pa harruar disa nga klubet e tjera qe sot kan fituar shuma të mëdha parash për të mos fituar pikë, këtë betej e humbëm duke luftuar me të gjitha mundësit që kemi.

Ne si klub kemi luftuar shumë, por me të drejt apo pa të drejt ne sot u perballëm me këtë situat të vështirë e cila na ka forcuar edhe më shumë.

FALEMINDERIT #KUQ #E #ZI.