Skandaloze

QS Prishtina sulmohet në Fushë Kosovë:  E pamë tmerrin me sy, na sulmuan me thika e me gurë, na bënë lojtarët për spital

Qendra Sportive Prishtina ka reaguar për ngjarjet e fundit të regjistruara në ndeshjen e grupmoshave U17, Grupi A, të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, mes Fushë Kosovës dhe QS Prishtinës.

Klubi nga kryqyteti, përmes një postimi në faqen zytare, shkroi se “nga kundërshtarët është shfaqur një huliganizëm i paparë”.

Përveç fyerjeve dhe kërcenimeve, lojtarët e QS Prishtinës thuhet se janë sulmuar nga ata të Fushë Kosovës, përfshirë edhe shikues që ishin të pranishëm në stadiumin “Ekrem Grajqeveci”.

Nga ky sulm i therrur mbeti një futbollist i QS Prishtinës, kurse tre të tjerë morën lëndime trupore.

Reagimi i plotë nga QS Prishtina (pa ndërhyrje):

“Qendra Sportive Prishtina reagon për ngjarjen e fundit e zhvilluar pas përfundimit të ndeshjes së javës së 16-të të gjeneratës U17 grupi A në udhëtim ndaj KF Fushë Kosova në stadiumin “Ekrem Grajqevci”.

Sot më datë 30.03.2024 në ndeshjen e gjeneratave U17 grupi A të LRFP ndërmjet KF Fushë Kosova – QS Prishtina, që nga fillimi i ndeshjes u pa çartë që do të kemi përballë një kundërshtar që shfaqën një huliganizëm të paparë deri sot. Na kanë fyer, jemi kërcënuar nga shikuesit në tribunë si dhe nga vet lojtarët brenda fushës, ku gjatë gjithë ndeshjes në shumë raste lojtarët e klubit tonë janë përballur me një ashpërsi të papranushme tek kjo gjenerate.

Mirëpo, sikur kjo nuk u mjaftoi dhe me të përfunduar ndeshja derisa lojtarët tonë ishin duke pritur afër minibusit, zyrtarët e klubit ishin duke plotësuar protokollin e ndeshjes, lojtarët u sulmuan nga futbollistët e Fushë Kosovës dhe nga shikuesit. Janë sulmuar me thika dhe gurë ku si pasojë e këtij sulmi lojtari ynë ,është therrur në dorë si dhe kemi 3 lojtarë me lëndime trupore. Poashtu edhe minibusi i shkollës sonë është dëmtuar nga goditjet e gurëve.

Kemi edhe raportin mjeksor për futbollistët e lënduar dhe raportin e policisë që pasqyron gjithë ngjarjen e sotit.

Klubi ynë dënon ashpër këtë sulm nga disa futbollistë kundërshtarë ndaj futbollistëve tanë, që më tepër i ngjanin huliganëve sesa futbollistëve.

Padyshim që ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe i hedhin një njollë të zezë futbollit të gjeneratave të reja, aty ku duhet të mbillet kulturë, respekt e Fair Play.

Mbesim me shpresë që organet kompetente pranë LRFP do të marrin masat e nevojshme që akterët e kesaj ngjarje të rëndë të marrin dënimin e merituar”.