Goran Vesiq

Qeveria në gjum: Nënkryetari i Beogradit vjen në mes të Mitrovicës dhe i dhuron çelësat e 20 banesave për serbët

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq ka shpërndarë çelësat e 20 banesave për qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Beogradit, vlera e të cilit ka qenë 42.9 milionë dinarë, raporton KontaktPlus.

Vesiq ka thënë se është i lumtur sot për shkak se mbi të gjitha ka një bashkëpunim në mes të serbëve nga Beogradi dhe atyre në Mitrovicë të Veriut.

“Jam i lumtur që këta njerëz sot morën çelësat dhe çështjen e banimit e kanë të zgjidhur. Beogradi do të vazhdojë ta ndihmojë Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vlen të theksohet se së shpejti pritet të lëshohen edhe qindra banesa për serbët, në lagjen “Lugina e Diellit” që po ndërtohet në Zubin Potok.

Dhe, ndonëse ato janë joligjore, Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje. Opozita ka kritikuar pushtetin që nuk po merret me ndërtime pa leje në veri