Putini i telefonon Khabibit pas fitores ndaj McGregorit, këto ishin fjalët e tij

Kampioni i kategorisë së lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar se e ka pranuar një telefonatë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka uruar dhe ia ka shprehur krenarinë për triumfin ndaj trlandezit Conor McGrenor në meçin “UFC 229”.

Khabibi bëri një paraqitje dominuese nga fillimi deri në fund ndaj irlandezit, të cilin e dominoi duke e detyruar ta dorëzojë meçin pasi e la pa frymëmarrje duke e zaptuar në fyt në rundin e katërt në mega-meçin në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.

Në konferencë për media pas mecit, Khabibi hodhi poshtë spekulimet se ka marrëdhënie të këqija me Putinin, duke thënë se lideri rus e ka uruar për fitoren.

“Të gjitha mediat flasin për këtë, bëje një fotografi me Putinin, e gjëra të tilla. Ai sapo më ka telefonuar. Më tha se është shumë krenar me mua. Unë fitova dhe ai më uroi”, tha Khabibi.