Pushteti dhe opozita kapen me njëra tjetrën edhe për bishtin e demit në rrugën “Maqedonia”

Heqja e bishtit të statujës së demit në rrugën “Maqedonia” në Shkup ka nxitur debate të nxehta mes LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Kjo ka bërë që deputetët e dyja partive Kostadin Kostadiov i LSDM dhe Ane Laskova e VMRO-DPMNE të përfshihen në debate mes tyre duke kritikuar njëri tjetrin.

Por nën reagimet e tyre kanë komentuar edhe qytetarë të cilët kanë shkruar se Maqedonia e Veriut përballet me probleme të shumta socio-ekonomike të cilat po detyrojnë të rinjtë që ta braktisin vendin.

Madje, partia opozitare VMRO-së ka dorëzuar një amandement ku kërkon që të ndahen 100.000 denarë për ta zgjidhur këtë problem.

loading…