Punimet në Kampin Nacional në Hajvali po shkojnë drejt fundit. Pamja  e këtij kompleksi po merr pamje jashtëzakonisht të bukur dhe do të jetë njëra ndër më të bukurat në Ballkan.

Të kujtojmë se ky Kamp do t’i shërbej Kombëtares së Kosovës.

“💡Sot po zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick”, ka shkruar FFK.

Postimi i plotë i FFK-së

🚧Punimet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali kanë hyrë në fazën finale!

💡Sot po zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick.

🏟Kampi Nacional në Hajvali është një nga projektet më të mëdha që FFK po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Women’s Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla.

⚽Rritja dhe përmirësimi i infrastrukturës është hapi më i rëndësishëm strategjik i FFK-së për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.

#HOMEOFFOOTBALL #SHTËPIAEFUTBOLLIT