PSG s’di të ndalur, regjistron fitoren e 10 radhazi në Ligë 1 (VIDEO)

Paris Saint-Germain e ka vazhduar ecurinë e përkryer në Ligë 1 duke e ruajtur rekordin e qind për qind të fitoreve pasi e mposhti Ameinsin të shtunën në kryeqytetin francez.

Fitorja bindëse 4-0 ndaj Ameinsit nënkupton se skuadra e Thomas Tuchel tani e ka arritur fitoren e 10 në 10 ndeshjet e para të sezonit 2018/19 në ligën elitare francez, një rekord absolut.

Qendërmbrojtësi brazilian Marquinhos nuk humbi kohë dhe e hapi serinë e golave për vendasit kur shënoi 12 minuta brenda takimit.

Adrien Rabiot e dyfishoi epërsinë vetëm tri minuta para pushimit mes pjesëve.

Përkundër dominimit dhe krijimit të shumë rasteve, vendasve iu desh të prisnin pothuajse deri në fund të të takimi për të shënuar golat e radhës.

Dhjetë minuta para fundit, parisienët shënuan dy gola të shpejtë duke e ngritur në 4-0 epërsinë ndaj Ameins.

Golashënues ishin mesfushori gjerman Julian Draxler dhe Kylian Mbappe.

Ndërsa fitoren e PSG-së e vulosi Diaby në fund të takimit.

PSG-ja është lider i padiskutueshëm me maksimumin e pikëve, 30 nga 10 ndeshje.

Në vendin e dytë është Lille me 19 pikë, ndërsa Lyon renditet i treti me 17 sosh.