PSG-ja shkruan historinë, arrin në finale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germaini ka mposhtur Leipzigun 3:0 për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Marquinhos, Angel Di Maria e Juan Bernat realizuan golat për fitoren e kampionit francez.

Në finalen e 23 gushtit, PSG-ja do të presë fituesin e gjysmëfinales Bayern-Lyon, që zhvillohet të mërkurën.