Klubet

PSG fillon kontaktet me yllin e Chelseat për një transferim të mundshëm në verë

Paris Saint-Germain thuhet se ka filluar kontaktet me rrethin e qendërmbrojtësit të talentuar të Chelseat, Levi Colwill, të cilin e do në afatin kalimtar të verës.

Colwill është lidhur me largimin nga Chelsea që nga sezoni i kaluar, kur ai bëri përshtypje në formë huazimi me Brighton.

Anglezi ka bërë 23 paraqitje në Ligën Premier për Chelsean deri më tani këtë sezon, shpesh duke u paraqitur si mbrojtës i majtë për shkak të lëndimeve të lojtarëve të tjerë dhe eksperimentimit taktik të Mauricio Pochettino.

Kontrata e 21-vjeçarit me Blutë skadon në vitin 2029 dhe ekziston një opsion i klubit për një vit tjetër.

Megjithatë, interesimi për transferimin e anglezit nuk mungon dhe klubi i madh francez, PSG, tashmë ka kryer sondazhet e para për një lëvizje të mundshme në verë.

“Chelsea nuk ka plane të ofrojë oferta për Levi Colwill këtë verë”, ka shkruar fillimisht gazetari Ben Jacobs në platformën X.

“Liverpooli ka pasur një interes historik, por asnjë qasje e planifikuar këtë afat kalimtar. PSG është interesuar dhe ka kontaktuar me rrethin e Colëill si pjesë e kujdesit normal”.

“Të dy klubet janë të vetëdijshëm për pozicionin e Chelseat”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/