Pse New York Knicks është skuadra e vetme në NBA që nuk ka reaguar për vdekjen e George Floyd?

Vrasja e George Floyd vazhdon të jetë aktualiteti numër një në SHBA. Fushatës kundër vrasjes mizore i janë bashkuar edhe emrat më të njohur të sportit dhe ekipet në të gjitha kategoritë.

Por, skuadra e NBA, New York Knicks është e vetmja që nuk ka reaguar fare. Ata kanë zgjedhur heshtjen përballë kësaj situate.

Pas presionit mediatik, pronari i Knicks, James Dolan ka thënë se e kuptojnë situatën dhe se nuk e shohin të arsyeshme që të japin një mendim për këtë.

“Ne e dime se ka patur mendime se pse kompania jonë nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me vrasjen e Floyd. Ne kuptojmë pozicionin tonë dhe jemi të vetdijshëm për rëndësinë e çështjes. Nuk jemi të kualifikuar për të japur mendimin për këtë temë” ka thënë pronari i skuadrës së NBA.

Megjithatë, mediat thonë se pozicioni i Knicks është i tillë sepse James Dolan është mik i afërt me Donald Trump dhe dëshiron që t’i jap përkrahje atij në këtë situatë duke zgjedhur heshtjen.