Policia tani po heton Neymar për publikimin e fotove private të gruas që e ka akuzuar për përdhunim.

Braziliani ka bërë publike mesazhet dhe fotot private me vajzën gjatë një videoje në Instagram ku u mundua të shpjegonte gjithçka.

Policia ka vizituar kompleksin Granja Comary ku është grumbulluar kombëtarja e Brazilit në prag të Copa America këtë verë.

Lojtari nuk ishte i pranishëm kur mbërriti policia dhe është thirrur të paraqitet në rajon.

Policia gjithashtu ka deklaruar se celulari i tij do të merrej nga departamenti i krimeve.

“Duhet të shohim të gjithë bisedën e Neymar, jo vetëm videot e përpunuara,” shprehen hetuesit.

Neymar ka mbërritur pak më vonë në qendrën stërvitore me një helikopter i shoqëruar nga Arthur Melo, Dani Alves dhe Thiago Silva.