Prishtina sonte përballet me Folgoren në kuadër të parakualifikuesve për Champions

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme në kuadër të parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Prishtina do përballet me kampionin e San Marinos, Folgoren në gjysmëfinale.

Skuadra nga kryeqyteti ka fituar dy ndeshjet përgatitëse ndaj Llapit, respektivisht Shkëndijës.

Ndërkohë, Prishtina shihet si favorit edhe pse do këtë disa mungesa.

Takimi zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe nis në ora 20:00.