Llapi fiton ndaj Drenicës

Prishtina mposht thellë Gjilanin, Feronikeli vazhdon me fitore

Prishtina ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-3 për të mbetur në hap me liderin, Feronikelin.

Klubi nga kryeqyteti siguroi fitoren me golat e realizuar nga Ahmeti, Korenica dhe Boshnjaku.

Me këtë fitore Prishtina ka 24 pikë, dy më pak se klubi nga Drenasi që sot fitoi ndaj Trepçës ’89.

Llapi ka vazhduar të jetë vetëm një pikë prapa Prishtinës me fitoren që e arriti ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Llapjanët fituan me golat e Idrizit dhe Beqirit që ia sigurojnë ekipit 23 pikë në tabelë, një më pak se Prishtina në pozitën e dytë që sot fitoi ndaj Gjilanit me rezultat 3-0.

Feronikeli ka vazhduar t’i prijë tabelës së Superligës duke mposhtur sot Trepçën ’89 me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Prekazi në minutën e 60-të për t’ia sjellë pikët e reja klubit nga Drenasi që tani ka 26 pikë, dy më shumë se Prishtina në pozitën e dytë.