Superliga

Prishtina dhe Liria kërkojnë rikthimin tek fitoret, formacionet zyrtare

Prishtina është nikoqir i Lirisë në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan (13:00) në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas barazimit pa gola me Llapin xhiron e kaluar dhe synojnë rikthimin tek fitoret.

Në anën tjetër Liria që nuk di për fitore që nga shtatori i vitit të kaluar do të kërkojë të bëjë befasinë në këtë përballje.

Ndeshja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në Prizren, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Bytyqi, Hamiti, Useini, Uka.

Liria: Frashëri, Gjumsi, Sisoko, Kapra, Beseni, Likaj, Stafa, Domi, Ubong, Basha, Cela.