Prishtina dhe Gjilani nisin zyrtarisht stërvitjet në grupe

Pritjes së gjatë po i vjen fundi.

U rikthye Bundesliga, janë rrugës për t’u rikthyer La Liga, Premierliga dhe Serie A, por gjithashtu edhe kampionati ynë, IPKO Superliga.

Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë leje klubeve që nga kjo e hëne, ashtu si në Spanjë, të nisin stërvitjet në grupe.

Prishtina tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

Me maska dhe dorëza, futbollistët e Prishtinës kanë nisur përgatitjet për sezonin 2019/20, të lënë në gjysmë për shkak të COVID-19.

Postimi i Prishtinës në Facebook:

Skuadra i rifillon zyrtarisht seancat stërvitore

FC Prishtina falënderon Ministrin Vitia dhe FFK-në

Prishtinë, 18 maj 2020 – Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina sot për herë të parë ka dal në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës.

Skuadra dhe i tërë klubi, sot më në fund morën lajmin e shumëpritur të nisjes së seancave stërvitore dhe sipas rekomandimeve në fillim të muajit qershor edhe kampionati. Për çka, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili pa nda ka garantuar mbarëvajtjen e kampionatit. FC Prishtina po ashtu falënderon të gjithë akterët e përfshirë në rinisjen e kampionatit.

“Distancë dhe stërvitje”, Gjilani nis përgatitjet për rinisjen e sezonit

U rikthye Bundesliga, janë rrugës për t’u rikthyer La Liga, Premierliga dhe Serie A, por gjithashtu edhe kampionati ynë, IPKO Superliga.

Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë leje klubeve që nga kjo e hëne të nisin stërvitjet.

Prishtina, Gjilani janë disa prej klubeve të shumta që kanë zbritur në fushë me të marrë lejen.

Natyrisht, futbollistët do të vazhdojnë të mbajnë distancën sociale, duke respektuar rregullat që vlejnë për të gjithë.