Prishtina dhe Besiktasi nënshkruajnë marrëveshje për rekrutimin e talentëve

Prishtina është duke zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit, derisa do të qëndrojnë 11 ditë në Turqi.

Gjatë kësaj kohe, presidenti i klubit, Remzi Ejupi ka gjetur kohë që të vizitojë nga afër Beskitasin, por edhe që ka nënshkruar një marrëveshje.

Prishtina dhe skuadra turke janë pajtuar që të nënshkruajnë një marrëveshje mes tyre për rekrutimin e talentëve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi kosovar që ka sjell detaje nga kjo marrëveshje mes të dyja klubeve.

“Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka zhvilluar në Stamboll një takim me presidentin e Beshiktashit, Ahmet Nur Çebi. Presidenti i klubit kosovar ishte mysafir special i Bashiktashit në derbin e xhiros së 18-të në futbollin turk në mes Beshiktashit dhe Sivassporit. Ejupi u shpreh se takimi ishte shumë i frytshëm me investitorin e madh të një prej klubeve emblemë të Turqisë”, thuhet në njoftim.