Dy prindërit që vdiqën nga djegia e autobusit në Bullgari, si dhe dy fëmijët e tyre binjakë, do të varrosen nesër.

“Dy binjakët 4 vjeçar, Luani dhe Albani, me prindërit e tyre, nuk kanë arritur të varrosen sot, pasi e kanë lënë për ditën e nesërme për shkak se sot kishte disa vonesa duke i shpërndarë kufomat, këta anëtarë do të varrosen nesër në komunën e Lipovës”, tha në edicionin e lajmeve në Klan Kosova FM, Emine Ismaili, gazetare nga TV Shenja.

17 personat nga Studeniçani, që humbën jetën në Bullgari, janë varrosur këtë të premte. Shumica e trupave që janë varrosur sot janë fëmijë.

Sot u mbajt ceremonia e arritjes së viktimave, të cilët u dërguan tek familjarët e tyre. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Familja Ahmeti u shua tragjikisht në vet-aksidentin e autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 udhëtarë.