Video

Pretendimet e Zhegrovës, ish-futbollisti kosovar: Le të flas me emra, nuk e dimë cila është e vërteta

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, tani trajneri Robert Gjeraj ka komentuar rastin e fundit të pretendimeve të Edon Zhegrovës ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Zhegrova pretendoi se nga Përfaqësuesja e Kosovës i kanë “mbyllur derën” te përfaqësuesja për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Ndaj këtyre pretendimeve, në një prononcim për lajmi.net, Robert Gjeraj ka thënë se Zhegrova duhej të fliste me emra, pasi në këtë mënyrë nuk dihet cila është e vërtetë.

Gjithashtu, Gjeraj theksoi se në këtë rast duhet dëgjuar dy palët se cila është e vërteta e gjithë kësaj.

Prononcimin dhe materialin e plotë të realizuar mund ta shikoni në videon e mëposhtme.