Presidenti Zeka për fitoren e Trepçës ’89: Njëra ndër fitoret më të ëmbla gjatë karrierës

Trepça 89’ ka triumfuar ndaj Ballkanit në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Ballkani ishte duke fituar me rezultat 0-3, por, vendasit arritën një rikthim senzacional në 25 minutat e fundit duke realizuar katër gola dhe duke arkëtuar tre pikë të reja.

Kjo fitore e ka ekzaltuar edhe presidentin e klubit nga Mitrovica, Zeka, i cili këtë fitore e ka cilësuar si më të ëmblën në karrierën e tij si president.

“Këta çuna

Kjo fitore

Këta Luana

Këto Ngjyra

Njëra ndër fitoret më të ëmbla gjatë karrierës si President.

Bravo DJEMA.”, cjtohen në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” fjalët e presidentit Zeka.