Dana White

Presidenti i UFC-së thotë se sivjet do përballen McGregori e Nurmagomedovi

Presidenti i UFC-së, Dana White beson se meçi ndërmjet Khabib Nurmagomedovit e Conor McGregorit do të ndodhë sërish më 2019.

Nurmagomedovi e kishte mposhtur irlandezin më 7 tetor 2018, në një nga ndeshjet më spektakolare e me më shumë bujë në UFC për shkak të rrahjes pas përfundimit të meçit, transmeton Koha.net.

Nurmagomedovi kishte kërcyer jashtë oktogonit për ta sulmuar trajnerin e McGregorit, Dillon Danis që më pas kishte rezultuar në një përleshje masive.

“Mendoj se shumë njerëz duan ta shohin atë luftë”, ka thënë White për TMZ Sports. “Ende nuk kemi dalë para Komisionit të Atletikës të Nevada State. Kjo do të ndodhë, e kur të ndodhë atëherë do ta kuptojmë se si shkojnë gjërat”.

I pyetur nëse mendon se meçi do të ndodhë më 2019 ai tha shkurt, “Po, mendoj se po’.