Pas humbjes

Presidenti i Sampdorias i drejtohet Allegrit para mediave: “Edhe sot iu ndihmoi Shën By**a”

Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, njihet në ambientin sportiv italian, si një njeri thumbues me deklaratat e tij të shpeshta.

Para ndeshjes së fundjavës me Juventusin, deklaroi se nëse do fitonin në Torino, do i qethte flokët si Nainggolan.

Por, edhe pas takimit, teksa kalonte në zonën miks të stadiumin, e lëshoi edhe një batutë.

Trajneri Allegri ishte duke dhënë një intervistë për mediat, dhe në atë moment, kaloi presidenti Ferrero.

Me shaka, ai i afrohet dhe i drejtohet: “Edhe sot iu ndihmoi Shën By**a”, ndërkohë që Allegri e kalon me një të qeshur këtë moment, edhe pse gjendej para mediave.

Batutë kjo nga Ferrero, që vjen pas golit të anuluar të Sampdorias në sekondat e fundit të takimit, ku me anë të VAR-it, Juventusi fitoi me shifrat 2-1.