Presidenti i Brescia: Të gjitha klubet e mëdha e duan, Tonali vlen 300 milionë euro

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid janë në mesin e një numri të madh klubesh të interesuara për transferimin e mesfushorit të talentuar të Brescias, Sandro Tonali, sipas pronarit dhe presidentit të klubit italian Massimo Cellino.

Tonali, 19 vjeç, është njëri prej talenteve më të ndritur të Italisë, pasi debutoi në ekipin e parë të Brescia qysh në moshën 17-vjeçare.

Me dhunti të mëdha teknike dhe shpesh i krahasuar me legjendën italiane Andrea Pirlo, Tonali e bëri paraqitjen e parë për Italinë në fitoren kundër Liechtenstein në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 më 15 tetor.

Paraqitjet e tij të deritashme, që konfirmojnë se Tonali ka një të ardhme të ndritur në futboll, e kanë zgjuar interesimin e madh të klubeve evropiane.

Por presidenti Cellino sugjeron se për t’ia marrë Tonalin atij, nevojitet hiç më pak se një shumë rekorde botërore, 300 milionë euro.

I pyetur se kush është interesuar për Tonalin, Cellino tha: “Të gjitha klubet e mëdha italiane. Nga jashtë, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por unë mendoj se për të do të ishte më mirë të mbetet lojtar kyç tek ne”.

“Menaxheri dhe prindërit e tij më thanë se ai vlen 50 milionë euro. Iu përgjigja se për mua ai vlen 300 milionë euro, që nënkupton se nuk dua ta shesë”, shtoi ai.

loading…