Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi ka ardhur me një reagim pas vendimit të UEFA-së për ndeshjen Rumani – Kosovë e cila u ndërpre në minutat e fundit pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë ndaj Kosovës.

UEFA vendosi t’i jap një gjobë të madhe Rumanisë për thirrje raciste por çuditërisht ia dha fitoren 3:0 në tavolinë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Kabashi i cili ka thënë se pikët nuk janë asgjë në krahasim me mbrojtjen e identitetit të shtetit tonë.

“Humbja e tri pikëve nuk është asgjë në krahasim me shtetin dhe luanët tanë. Krenar me ta”, ka shkruar Kabashi.

Të kujtojmë se FFK , pas vendimit të UEFA-së ka dal me një reagim duke thënë se është e kënaqur me gjobën që ka marrë federata rumune, por ajo do të apelojë rezultatin e ndeshjes duke e quar në CAS.