Postimi i basketbollistit pas vdekjes së nënës, ka shokuar fansat e tij (FOTO)

Porosia të cilën e ka postuar ne ‘Instagram’ basketbollisti i njohur, Michael Beasley, e ka shokuar opinionin basketbolldashës në botë.

Dikur ndër yjet e ligës NBA është duke e kaluar fazën më të tmerrshme në jetën e tij.

Në dhjetor atij i kishte vdekur nëna, me të cilën ka qenë shumë i afërt, duke mos mundur të luftojë për një vend në skuadër.

Pas çdo paraqitjeje në Instagram, Beasley shkruan për numrin e ditëve të kaluara që nga vdekja e nënës së tij, ndërsa të enjten i ka shokuar të gjithë me porosinë e tij.

“Sinqerisht, kam filluar t’i urrej të gjithë rreth vetes qëkur ke shkuar. Nuk mund të pajtohem me ndjenjën e vetmisë. Nuk e di se sa më ke lënduar, nënë. E di që kjo është vetjake, por asgjë nuk më pëlqen këtu. Shihemi shumë shpejt. Të premtoj”.

Beasley e kishte filluar karrierën në LALakers, e më pas kishte kaluar nt LA Clippers, prej nga ishte përjashtuar.