Portieri i Kombëtares së Kosovës i lumtur me suksesin e Ballkanit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani dje mori një fitore historike duke e mposhtur në Turqi Sivassporin në kuadër të fazës së Grupeve në Conference League.

Suharekasit fituan me rezultat 3:4 për t’i prirë renditjes tabelare në grup dhe me gjasa të mëdha për t’ u kualifikuar tutje.

Ky sukses ka gëzuar edhe yjet e Kombëtares së Kosovës në futboll. Ka qenë portieri Aro Muric që i është gëzuar këtij suksesi duke e postuar një fotografi në store në Instagram të kapitenit Armend Thaqi duke iu gëzuar golit fantastik që ka shënuar. m