Dhunë në Angli

Policia e Londrës dhe Arsenali e hetojnë incidentin e hudhjes së shishes në drejtim të Dele Allit

Policia Metropolitane dhe klubi i Arsenalit kanë nisur një hetim lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Tottenhamit, meqë rast mesfushori i “Spurs”, Dele Alli u qëllua në kokë nga një shishe e hedhur nga tifozët e “The Gunners”.

Alli e shënoi golin e dytë të çerekfinales së vlefshme për EFL Cup, ndërsa tifozët e Arsenalit nuk u përmbajtën gjatë një momenti kur 22 vjeçari u afrua për të futur topin në lojë nga rivënia anësore, gjersa ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë zhvillim.

“Policia Metropolitane po bashkëpunon me Arseanlin për të identifikuar personin përgjegjës për incidentin. Nuk ka pasur asnjë të arrestuar për këtë ngarje, ndërsa 7 persona të tjerë janë arrestuar për shkaqe tjera, si posedim të drogës, prishje të rendit publik dhe sulm ndaj policisë”, shkruhet në komunikatën e Policisë Metropolitane.

Alli pas ndeshjes reagoi në Twitter duke postuar një foto ku mesfushori anglez iu kundërpërgjigj tifozëve të Arsenalit, duke treguar rezultatin e ndeshjes.

https://twitter.com/dele_official/status/1075513958776365057/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1075513958776365057&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fourfourtwo.com%2Fnews%2Fpolice-and-arsenal-investigating-dele-alli-bottle-incident

Ky nuk është incidenti i vetëm i shënuar gjatë këtij muaji kur këto dy skuadra janë takuar, derisa në ndeshjen e zhvilluar me 2 dhjetor në “Emirates”, një tifoz i Tottenhamit kishte hedhur në fushë lëvore të bananes, pas golit të realizuar nga sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emeric-Aubameyang.